Ballkani mblidhet në Pogradec, Festivali i Filmit dhe Kulinarisë 15 vjet në mision

Nga Luela Myftari
18 Shtator 2025, 18:46 | Kulturë

Festivali që bën bashkë gjithë vendet e Ballkanit dhe prodhimet e fundit të kinematografisë është kthyer në një traditë të qytetit liqenor. Për 15 vjet, vjen edhe në këtë edicion plot sfida artistike, por si një mundësi për të shijuar magjinë e kinemasë.  Një festival filmi që prej 15 vjetësh kishte bekimin dhe mesazhet e Piro Milkanit, këtë vit rivjen, por pa të që ditën e parë të këtij rrugëtimi ishte gjithnjë aty, në radhë të parë. e megjithëkëtë, Eno Milkani është aty, Greta Qurku dhe një ekip që kujdeset që këtë mision ta vijojë.

"Jemi të lumtur që kemi mbërritur në vitin e 15, nuk ka qenë e thjeshtë si rrugë, të mendosh gjithë njerëzit që na kanë shoqëruar në këtë rrugëtim e ne këtë edicion jemi të përmalluar që na kanë shoqëruar e kanë ikur nga kjo jetë. Jemi falënderues qytetit të Pogradecit pasi ashtu si u mendua që do rrinte mirë, e pranoi dhe qëndron”, tha drejtuesja e festivalit Gerta Qurku.

Për të prodhuar një film në Ballkan është përherë e më e vështirë ndaj e kjo e bën festivalin ende dhe me interesant, thotë regjisori Elis Mataj. sepse të tilla evente nuk kanë mision vetëm të shpërndajnë magjinë e kinemasë, por edhe një instalimin e një dialogu mes kineastëve.

“Momenti që ka pasioni, vazhdimësia, gjithmonë ka dhënë rezultate të mira. Janë më kërkues, spektatorë arti me të mirë, e gjejnë veten. Mundësitë janë problematike, fondet me pak, alternativat janë më të pakta. Njerëzit që kanë interes gjejnë dhe bashkëpunime por është sprove. Kinematografia shqiptare është në kërkim, ka evoluim, studentët e rinj e kanë treguar se janë të aftë për të qenë njësoj si kolegët e tyre”, tha regjisori Elis Mataj.

"Hera ime e tretë në këtë festival, dy herë pjesëmarrëse, tanimë pjesë e jurisë. Është ngjitur me liqenin, lidhet me ushqimin dhe kjo është e rëndësishme që nuk humb esencën. Unë drejtoj pak a shumë një festival të tillë në Maqedoni, jemi të njëjtë në thelb, është mirë që kemi ura bashkëpunimi".

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të zgjasë për 5 ditë në qytetin e Pogradecit dhe janë mbi 40 filma pjesëmarrës në këtë edicion të 15. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos