Përmes hulumtimeve dhe regjistrimeve të realizuara gjatë një periudhe prej tetë vitesh, u realizua filmi “Mandate”. Regjisori Stefan Zeigler ka punuar prej kohësh me çështjet e konflikteve ndërkombëtare, përfshirë edhe ato në Rripin e Gazës.
Duke pasur kontakte të afërta me gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, diplomacisë dhe politikës, filmi “Mandate” na çon në betejën për të drejtën, shkruan A2 CNN.
Dokumentari, që zgjat 55 minuta, u shfaq në Magjistraturë në kuadër të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut, si një thirrje për të vepruar, por edhe për të reflektuar mbi pyetjen thelbësore: kush e mban të drejtën dhe përgjegjësinë për të vepruar? Pra, kush e ka mandatin? (A2 Televizion)
