Historia e një botimi të ri nis ditën kur gjyshja i lë amanet Imerit Merlikës të kërkojë eshtrat e xhaxhait dhe gjyshit të tij.
Ai nip, i familjes së ish-kryeministrit Mustafa Merlika Kruja, e përmbush këtë mision. pas zbulimit të eshtrave e shkruan historinë për ta lënë atë si një dëshmi të asaj çka ka ndodhur me një nga familjet më të mëdha të Krujës.
Përndjekja në këtë vepër përshkruhet jo vetëm si ngjarje, por edhe me emra konkretë të atyre që janë bërë pjesë e këtyre krimeve gjatë diktaturës.
Historianë, studiues, njerëz të letrave shqipe u bënë bashkë në këtë prezantim të librit, që rrëfen jo vetëm të shkuarën përmes revoltës, por edhe rëndësinë për të zbuluar të vërteta që janë ende të pluhurosura në dosjet e ish-sigurimit të shtetit. (A2 Televizion)