Rikualifikimi i lagjes kala të Elbasanit me misionin e parë për të ruajtur trashëgiminë kulturore në këtë qytet duket se është premtimi i radhës për qeverinë Rama.
Kryeministri ndonëse këtë nisje të procesit dhe nënshkrimit të marrëveshjes ia ka lënë ministrit Gonxhe, ka qenë i pranishëm në takimin me grupet e interesit.
Kryetari i Elbasanit u shfaq entuziast për fillimin e rijetëzimit, pasi theksoi se për 30 vite është lënë në harresë.
Konceptit kulturor në të cilin u ndal kreu i bashkisë Llatja, iu shtua edhe elementi ekonomik nga ministri gonxhe i cili e vlerësoi këtë bashkëpunim me AADF-në si një proces fatlum ku kultura dhe ekonomia bëhen bashkë si në portofolin e tij ministror.
Projekti që nis me nënshkrimin e marrëveshjes do të zhvillohet në dy faza: studimi i plotë i zhvillimit të lagjes Kala dhe implementimi i projekteve që synojnë ta kthejnë këtë zonë në një pikë edhe më të vizitueshme të trashëgimisë kulturore. (A2 Televizion)