Shuhet sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 09:13 | Kulturë

Shuhet sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos

Shuhet artistja Luiza Papa Çako, një prej zërave më të bukur dhe personaliteteve më të vyera të muzikës shqiptare.
E lindur në Tiranë më 14 qershor 1937, ajo u formua në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas në Konservatorin “P. I. Çajkovski” në Moskë, duke u kthyer në një prej solisteve më të spikatura të Teatrit të Operës dhe Baletit, ku shërbeu nga viti 1956 deri në vitin 1983.

Me një repertor të gjerë e të larmishëm, që nga muzika popullore deri te veprat operistike më të mëdha, Luiza Papa i dha jetë dhjetëra roleve, duke mbetur e paharruar në kujtesën e publikut shqiptar.

Ndër rolet e saj spikasin Flora e Anina në La Traviata, Lola në Cavalleria Rusticana, Norina në Don Pasquale, Musetta në La Bohème, Susanna në Dasma e Figaros, Mamica në Skënderbeu, Dava në Mrika dhe shumë të tjera që kanë lënë gjurmë në historinë e repertorit operistik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Përveç skenës së TKOBAP-së, ajo mori pjesë në festivale, koncerte e turne brenda dhe jashtë vendit, duke lënë gjurmë në jetën muzikore shqiptare për dekada me radhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos