"Skampa" edicioni i 27, çelet në Elbasan festivali ndërkombëtar i teatrove

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
3 Tetor 2025, 15:44 | Kulturë

Teatri Skampa në Elbasan ka çelur edhe këtë vit siparin e festivalit ndërkombëtar të teatrove, një traditë tashmë 27-vjeçare. Në këtë festival janë programuar 11 shfaqje nga 9 trupa teatrore, nga Turqia, Serbia, Kosova, Lituania, Greqia dhe natyrisht nga Shqipëria.

Drejtori artistik dhe njëkohësisht themeluesi i këtij festivali, Adonis Filipi tregon temën dhe mënyrën se si është konceptuar festivali i këtij viti.

Gjatë ditëve të festivalit përveç shfaqjeve të trupave teatrore janë planifikuar workshope, ekspozita fotografike dhe promovime të librave mbi vlerat e teatrit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos