Festivali i filmit në Tiranë, mes klasikëve të kinemasë, premierë edhe “liri a vdekje”

Nga Luela Myftari
29 Shtator 2025, 11:47 | Kulturë

“Liri a vdekje”, me regji nga Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, ishte produksioni përmbyllës i edicionit të 23-të të Tirana International Film Festival 2025.

Mes filmave të rinj nga e gjithë bota, me disa premiera që synojnë të shkojnë deri në çmimet Oscar, Timo Flloko u shfaq sërish në kinema, por për një film që duket njëkohësisht klasik dhe me cilësinë më të mirë që mund të keni parë ndonjëherë, shkruan A2 CNN.

Restaurimi i këtij filmi u bë i mundur falë mbështetjes nga projekti europian A Season of Classic Films dhe u krye në studiot e Augustus Color në Romë, me elementët origjinalë të skanuar në 4K. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos