Në Javën e Modës në Milano është prezantuar koleksioni i fundit i dizajnuar nga Giorgio Armani, në të cilin punoi stilisti italian para vdekjes së tij.
Yje, përfshirë Cate Blanchett, Glenn Close dhe Richard Gere, ishin të pranishëm në shfaqjen e koleksionit pranverë/verë 2026, shkruan A2.
Fillimisht e menduar si një festë e 50-vjetorit të shtëpisë së modës së stilistit të ndjerë, sfilata u shndërrua në një homazh për Armanin pas vdekjes së tij në fillim të këtij muaji në moshën 91 vjeç.
Ngjarja u zhvillua në galerinë e artit Pinacoteca di Brera, ku janë të ekspozuara më shumë se 120 nga krijimet e tij. Modelet që kishin ecur për stilistin gjatë pesë dekadave të fundit u rikthyen për të shfaqur një përzierje kostumesh klasike dhe fustanesh vezulluese.
Ata mbanin veshur ngjyra neutrale, jeshile, blu dhe vjollcë, duke evokuar dritën, tokën dhe detin, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Koleksioni u frymëzua nga qyteti verior italian ku jetonte Armani dhe ishulli i vogël vullkanik i Pantellerias, ku ai kishte një shtëpi pushimi. (A2 Televizion)