Thesaret e Egjiptit në Tiranë, java e kulturës nis me kërcimin tradicional Tanoura

Nga Luela Myftari
9 Korrik 2025, 19:38 | Kulturë

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mirëpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë në Tiranë gjallërinë, mistikën dhe trashëgiminë mijëravjeçare të qytetërimit egjiptian.

Tanoura – një vallëzim tradicional sufi, ku valltari rrotullohet në mënyrë të pandërprerë me veshje shumëngjyrëshe. Kështu ka nisur java e kulturës egjiptiane, një shfaqje që do të përsëritet më 9 korrik në sheshin “Skënderbej”, në një ambient të hapur.

Më 11 korrik, vëmendja do të zhvendoset në hollin hyrës të Piramidës, ku do të organizohet festivali i ushqimit egjiptian duke nisur nga ora 18:00 dhe po atë mbrëmje te “reja” do të shfaqet filmi “The blue elephant”, një thriller psikologjik i cili ka bërë jehonë në kinemanë arabe.

Me regji të Marwan Hamed, ky film ndjek një psikoterapist që punon në një spital psikiatrik dhe përballet me një të kaluar që e trondit, duke e vendosur në kufijtë mes realitetit dhe iluzionit.

Kinematografia egjiptiane do të vijojë rrugëtimin deri në fund të javës së kulturës egjiptiane më 12 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos