420 faqe për veprat që la pas Arben Bajo janë prezantuar këtë fundvit në Universitetin e Arteve.
Ndonëse largohet shpejt nga jeta historia që shkroi në artet vizuale na rrëfen një thesar që Bajo la pas. Breza të tërë studentësh që janë rritur me konceptet e tij për portretin, botëkuptimin e tij për artin, por edhe ata që nuk e kanë njohur, tanimë kanë mundësinë ta kenë një copëz të Bajos edhe në bibliotekat e tyre.
Libri mban një tekst studimor të Ermir Hoxhës që është edhe autori i këtij botimi, por edhe disa tekste kuratoriale nga profesor Gazmend Leka, të dy miq të Arben Bajos, shkruan A2.
Skulptori i njohur, Arben Bajo u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare, në betejën me koronavirusin, verën e vitit 2020. e megjithë këtë veprat janë ato që e shënjojnë jetën e tij artistike që vijon e bën bashkë artistë e dashamirës të artit, që e kujtojnë Bajon jo vetëm si njeriun që “riktheu” Vaçe Zelën në vendlindjen e saj, në Lushnje, përmes një skulpture tepër të arrirë, por edhe shumë punime të tjera. (A2 Televizion)