Tërmet Peçi u dorëhoq, emërohet kryetarja e bashkisë Tepelenë

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 12:45 | Politikë

Tërmet Peçi u dorëhoq, emërohet kryetarja e bashkisë

A2 CNN mëson se Julinda Karteri është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë Tepelenë. Ajo do të zëvendësojë Tërmet Peçin, një ditë pas dorëheqjes së tij.

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, dha dorëheqjen nga posti një ditë më parë. Vendimin e konfirmoi vetë, në një komunikim për A2 CNN.

Peçi, i cili mban postin e qytetarit të parë të Tepelenës prej vitit 2011, do të jetë gjithashtu kandidat i PS për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Të martën edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, dha dorëheqjen nga posti, pasi do të kandidojë për PS-në në Dibër.

Listat për kandidatët për deputet duhet të dorëzohen të mërkurën para mesnate në KQZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos