Edi Rama kërkon të bindë qytetarët që me 11 maj vota e tyre nuk do të përcaktojë fatin e tij apo të një partie politike, por të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Nga zyra në Kryeministri ai premton që me partinë që drejton brenda 2030 mund të anëtarësojë vendin në familjen europiane.
Tirana zyrtare ka marrë besimin e institucioneve të BE, ndaj sipas tij, Parlamenti Europian ka vendosur të hapë një zyrë koordinimi në kryeqytetin shqiptar.
Pas votës së shqiptarëve, për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE, Kryeministrin do ta ndihmojë edhe Inteligjenca Artificiale. Këtë e përsëriti në aktivitetin e javës franko-shqiptare.
Pasi e cilëson veten si i vetmi politikan që mund ta udhëheqë Shqipërinë drejt rrugëtimit në Bruksel, Edi Rama tregon që Shqipëria nën drejtimin e tij do të presë më 15 maj në darkë liderët e komunitetit politik europian. (A2 Televizion)