Para mbledhjes së kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 12:11 | Politikë

Para mbledhjes së kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë

Ndërsa sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë të Partisë Socisliste.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:30, pak orë përpara mbledhjes së kryesisë, në të cilën do të zyrtarizohen edhe emrat e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite në orën 17:00 Kryesinë, ndërsa në orën 19:00 Këshillin Kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos