Ditën ndërkombëtare të punëtorëve, Kryeministri Rama zgjodhi ta uronte nga Elbasani gjatë një takimi me stafin dhe punëtorët e impiantit të Ferrokromit.
Edhe njëherë ai solli në vëmendje që Shqipëria është një vend mundësish për të gjithë. Në prag të çeljes së sezonit turistik shefi i qeverisë shqiptare foli edhe për nismën për mbrojtjen e mjedisit në zonat bregdetare.
Të gjitha masat për politikën e gjelbër janë një detyrim i vendosur nga BE për vendin tonë. Përballë punëtorëve të kësaj kompanie që kishin dalë në punë në një ditë pushim, Kryeministri Rama u vlerësua me një trofe simbolik për ditën e 1 majit. (A2 Televizion)