"Erdha vetë, si bashkëpunëtor," Dumani rrëzon versionin e Veliajt: U thirr si person që ka dijeni mbi çështjen e Inceneratorit

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 21:49 | Politikë

"Erdha vetë, si bashkëpunëtor," Dumani rrëzon

Pasi dëshmoi për tetë orë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi para gazetarëve se në SPAK ishte paraqitur si bashkëpunëtor pasi, siç u shpreh ai, kishte kohë që e kishte kërkuar vetë një takim.

Megjithatë, i pyetur nga BIRN mbi cilësinë e marrjes në pyetje, kreu i SPAK, Altin Dumani dha një version tjetër të paraqitjes së Veliajt në Prokurorinë e Posaçme.

“I është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t’u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës,” tha Dumani.

Pasi la SPAK-un dhe iu bashkia mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj u tregua i kursyer në detajet e deklarimeve të tij, por jo në superlativat ndaj SPAK dhe agjentëve të BKH, që iu referua si kolegë.

Ai e inkurajoi kreun e SPAK që të vijojë të ecë përpara teksa ironizioi edhe kundështarët politike. Për kontratën koncesionare me vlerë 128 euro të inceneratorit të Tiranës, aktualisht po hetohen nën masa sigurie 15 persona, mes të cilëve edhe dy ish drejtorë të bashkisë së kryeqyetit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos