All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“13 patronazhistë u bënë studentë”, PD kërkon sqarim nga shkolla e magjistraturës, PS kundër

Nga Ervin Koçi
29 Prill 2024, 11:55 | Politikë
All - Paragraf - 1

Demokratët u paraqiturën pranë Komisionit parlamentar për çështjet ligjore me kërkesën për të thirrur në seancë dëgjimore kreun e Shkollës së Magjistraturës ku si argument kishin anomalitë e shfaqura gjatë përzgjedhjes së studentëve të rinj pranë kësaj shkolle.

“E kam lexuar reagimin e shkollës por nuk e kam kuptuar se çfarë problematike ka pasur që në mëngjes ishin 70, pasdite u bënë 120 pastaj të nesërmen u bënë 140”, tha Bardhi.

All - Paragraf - 3

Për socialistët, kjo kërkesë nuk kishte bazë ligjore, duke i mëshuar fortë argumentit të pavarësisë institucioneve të drejtësisë, për t’i mbrojtur nga politika.

“Unë e kuptoj shqetësimin që ju keni, por mos e politizoni që të thoni se ata që kanë fituar janë patronazhist. Është një sistem që nuk varet nga ne, edhe po të duam ta kontrollojmë nuk e kontrollojmë dot se është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk kontrollohet dot nga Partia Socialiste”, tha Pandeli Majko.

Listën e fituesve grupi parlamentar i PD-së e kishte krahasuar me listën e patronazhistëve të dalë në media.

“Ju keni një të problem z. Majko që listën e patronazhistëve e keni publike dhe po të deklaroj që në pjesë prej tyre, 13 presona janë në listën e patronazhistëve të PS. A mund të jenë me meritë në atë procesi?! Patjetër, unë nuk dua t’i paragjykoj”, u shpreh Bardhi.

All - Paragraf - 7

 Zhvillimi i seancës dëgjimore tashmë është në dorë të kryetares së komisionit e cila u shpreh se do të veprojë konform parashikimeve kushtetuese.  

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos