Java politike, Çuçi mbledh grupin, porositë për deputetët socialistë

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 10:50 | Politikë

Java politike, Çuçi mbledh grupin, porositë për

Kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi, mblodhi mëngjesin e së hënës, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi iu kërkoi të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Lidhur me seancën e së enjtes, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do të duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos