Komisioni për dezinformimin, Tabaku: PD të marrë pjesë, por të zgjerohet objekti i punës

Nga Fjorela Beleshi
28 Prill 2024, 14:05 | Politikë

Vendosmëria e socialistëve për të nisur punën me komisionin e posaçëm për dezinformimin, është shoqëruar me qasjen e grupit parlamentar demokrat për të marrë kohë në dispozicion, me qëllim që të binden se mazhoranca nuk ka si qëllim goditjen e medias.

Pavarësisht skepticizmit të grupit të saj parlamentar, kryetarja e komisionit për çështjet e integrimit, Jorida Tabaku është e mendimit se opozita duhet të jetë pjesë e këtij mekanizmi, por kjo do të vendoset javën e ardhshme në mbledhjen e grupit parlamentar. 

Deputetja demokrate mendon se fusha e veprimit e këtij komisioni të posaçëm duhet të zgjerohet, me qëllim që të mos mbetet vetëm e kufizuar vetëm te dezinformimi. 

Marrëveshja e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj të SHBA, sipas Jorida Tabakut nuk e detyron Kuvendin për ngritjen e një komisioni të posaçëm, siç pretendon mazhoranca.

Më 11 prill, me votat vetëm të shumicës, Parlamenti i dha OK këtij komisioni me 11 anëtarë i cili do të ketë një afat punë një vjeçar, nën drejtimin e socialistit Erion Braçe.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos