
Kryetari i PD, Sali Berisha, thotë se është ftuar të dëshmojë për çështjen e 21 Janarit, nga Prokuroria e Posaçme. “Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di... Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim...”, tha Berisha pasi doli nga SPAK ku ishte në zbatim të masës së sigurisë.
Ai shtoi gjithashtu se e ka konsideruar “21 Janarin” vrasje shtetërore para se këtë ta bënte Gjykata e Strasburgut. “A mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore? Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë? Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë. Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore”, shtoi ai. (A2 Televizion)
