Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit demokratik dhe pluralizmit

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 10:31 | Politikë

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në një deklaratë për mediat ai ka lexuar mesazhin që sipas tij i la kreut të këtij institucioni Altin Dumani.

“Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij Berisha e cilësoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka si personifikim i narkoshtetit

“Sot do paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka,  e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos