“Kanë frikë nga dëshmia ime për 21 Janarin”, Berisha: Grupit parlamentar të PD nuk i ka ardhur asnjë fletëthirrje!

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 11:02 | Politikë

“Kanë frikë nga dëshmia ime për 21 Janarin”,

Kryetari i PD, Sali Berisha, thotë se nuk ka marrë fletëthirrje nga SPAK për t’u pyetur për çështjen e “21 Janarit”, ku 4 protestues mbetën të vrarë para godinës së Kryeministrisë.

“Unë them çfarë ka thënë zoti Gazment Bardhi. Zoti Gazment Bardhi ka deklaruar sa vijon: në kutinë postare të grupit parlamentar të PD nuk ka ardhur asnjë njoftim dhe unë i besoj 100 herë më shumë atij se Altin Troplinit. Nuk mund t’i besohet Troplinit. Pse ju i besoni?... ...Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Zoti Peleshi le të provojë që e ka sjellë. Po unë nuk mund ta mohoj po ta kishte sjellë. Tani njëherë më thoni grup parlamentar, tani thoni zoti Peleshi. Po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi. Muhabet është ai? Të më pyesësh për Peleshin mua...”, tha Berisha, përcjell A2 CNN

“Tani, në radhë të parë të sqarojmë këtë moment. Momenti i dytë është absolutisht unë për çdo thirrje në gjykatë apo prokurori, unë paraqitem, ai është ligji im, ligj i pandryshuar i jetës time. Jam paraqitur dhe do paraqitem. Madje për temën, plotësisht, ndonëse është një temë, një çështje, një dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, armiqtë e egër publikë të Sali Berishës, ju e dini vetë si ka qenë Ina Rama, pra për këtë temë që është gjykuar, sikur të isha thirrur 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë. Kanë pasur frikë për dëshmitë e mia...”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos