Berisha: Rama dhe Dumani e kanë "Irenizuar" sistemin e drejtësisë!

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 10:53 | Politikë

Berisha: Rama dhe Dumani e kanë "Irenizuar" sistemin e

Kryetari i Partisë Demokratike tha se hetimi paraprak për gjyqtaren Irena Gjoka, i njoftuar nga kreu i SPAK, Altin Dumani, është forma më korruptive e hetimit. “Në rastin e Irena Gjokës, në rastin e McGonigal, në rastin e Amant Josifit dhe në të gjitha rastet ku ai pret gjoba të mëdha ose zbaton urdhra eprorë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të maës së sigurisë, përcjell A2 CNN.

“Me datën 8 maj 2025, i kërkojmë KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës, pasi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, ajo nuk mund të ishte më kurrë gjykatëse në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në maj-qershor 2025, ndonëse ligji e detyron KLGJ-në të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, fillon loja e kungulleshkave. KLGJ i kërkon prokurorisë së përgjithshme të shprehet, prokuroria fshihet pas ministrisë së Drejtësisë dhe nuk konkludon.

Qershor 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm:

1. Është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurorë.

2. Ka dënim penal të formës së prerë në Greqi.

3. Ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit pasi nuk i ka deklaruar këto.

4. Ka gënjyer në veting.

Të gjitha këto janë akte që kryhen brenda sistemit të drejtësisë dhe dëshmojnë moralin e kalbur të këtij sistemi, kontrollin total që Edi Rama nëpërmjet Altin Troplinit, nëpërmjet Ulsi Vuitonit, e shumë të tjerë, e ka irenizuar, të na falin të gjithë Irenat e tjera për emrin shumë të bukur që kanë, përveç Irena Gjokës.

Ose e ka bërë me shumë mbiemra se nuk po më vjen tani ndonjë epitet më i përshtatshëm”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos