249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, mesazhi i Begajt: Mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin strategjik

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 10:07 | Politikë

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, mesazhi i Begajt:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste për popullin amerikan, presidenti Bajram Begaj i ka shprehur mirënjohjen SHBA-së për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik .

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj uron Shtetet e Bashkuara dhe shpreh angazhimin për të qëndruar të bashkuar ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, dhe presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Latest Videos