Në përfundimtar të afatit zyrtar Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar 3 kërkesa nga subjektet politike që duan të prezantohen si koalicion në zgjedhjet parlamentar të 11 majit.
Ajo që mbërriti e para në KQZ ishte kërkesa e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Partisë “Djathtas 1912 të cilat kanë zgjedhur një bashkim dhe shkurtim emrash të dy subjekteve për të garuar në këto zgjedhje. Emri i këtij koalicioni do të jetë “Djathtas për Zhvillim”.
Kërkesa e dytë ishte ajo e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë. Në këtë koalicion bëjnë pjesë Partia "Lëvizja Shqipëria Bëhet", Partia "Nisma Thurje" dhe Partia "Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë".
Pak minuta para mesnatës, atëherë kur përfundon dhe afat, në KQZ mbërriti dhe kërkesa e PD dhe 26 aleatëve të saj, që kërkon të regjistrohet në këto zgjedhje me emrin Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD - ASHM). I fundit që iu bashkua këtij koalicioni ishte Shpëtim Idrizi me PDIU, i cili pas disa ditësh negociata, sipas burimeve, arriti të sigurojë një mandat deputeti në listat e sigurta. (A2 Televizion)