Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste.
Burime nga mbledhje për A2 CNN bëjnë me dije se këshilltarëve bashkiakë u është kërkuar shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me kërkesë të re nga ana e socialistëve.
Argumentimi sipas burimeve, është mungesa në detyrë prej 3 muajsh e kryebashkiakut Veliaj, i cili prej shkurtit të këtij viti ndodhet në paraburgim.
Mësohet se të martën e ardhshme më 23 shtator, në orën 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të marrë vendimin. (A2 Televizion)