Shpopullimi dhe kriminalizimi i ekonomisë e shoqërisë shqiptare, janë sfidat që kërcënojnë vendin tonë, por që sipas Enno Bozdos, kryeministri Edi Rama nuk i ka cekur fare në programin qeverisës. Në studion e Ditarit me Pandi Gjatën në A2 CNN, deputeti demokrat foli për aksionin e opozitës në Kuvend dhe qëndrimin që do të mbajnë gjatë prezantimit nga Rama në Kuvend të programit qeverisës.
“Të gjithë deputetët e PD do të flasin secili do të fokusohet në fushën që njeh më mirë. Do ketë diskutime politike të kryetarit. Programi nuk gjendet online, e kërkuam online dhe morëm broshura në dorë një libër 60 faqe, më bën përshtypje diçka që sa herë del kryeministri kur formon qeverinë e re programi në formën e strukturuar përmban zakonisht identifikimin e problemeve kryesore ekonomike e shoqërore të vendit dhe si ti zgjidhë ato. Kur ta lexoni do ta ndjeni veten si Liza në botën e çudirave”, tha Bozdo.
Sipas tij nëse shpopullimi vijon me këto ritme, do ta bëjë Shqipërinë një vend të pajetueshëm.
“Debati më i madh dhe sfida kërcënuese e Shqipërisë është shpopullimi. Shpopullimi me këto ritme do ta çojë në gropë ekonominë shqiptare, do ta bëjë këtë vend të pajetueshëm. Nuk ka vend në botë që të arrijë rritje ekonomike duke e bërë këtë nëpërmjet uljes së popullatës. Ky nuk është vend që ka traditë në teknologji e inovacion”, theksoi Bozdo në A2 CNN.
Një tjetër çështje që sipas tij nuk është cekur në programin qeverisës, sipas deputetit demokrat është ajo e kriminalzimit të ekonomisë shqiptare dhe nuk ka mbështetje për prodhimin vendas.
“Çështja e dytë është kriminalizimi i ekonomisë së shoqërisë, depërtimi i krimit të organizuar përmes pastrimit të parave, blerja e aksioneve në kompani private, projektimi i grupeve shumë të fuqishme është thelbi i sigurisë publike. Unë nuk pres që Rama ta prekë këtë çështje se një pjesë të madhe të votave i ka nxjerrë nga ky partneritet por diçka që e kërkon BE që këtu bëhet nami e pak flasin që ka të bëjë me pastrimin e parave. Dje euro u ul në 970 lek dhe ky është një lajmi tmerrshëm. Rama nuk guxon as ti cekë këto çështje. Dhe tre ku ka program pa mbështetjen për prodhimin vendas”. (A2 Televizion)