“101 deputetë, Rama bën lojë kungulleshkash”, Kaso: Fantazoi një numër që të merremi 1 muaj me këtë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 13:56 | Politikë

“101 deputetë, Rama bën lojë kungulleshkash”, Kaso:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ulur numrin e deputetëve në Parlament, duke e çuar në 101.

“Pse 101 dhe jo 102? Kërkon të na fusë në lojë kungulleshkash. Kemi një forcë politike që pretendon se është mazhorancë, pasi ne nuk e njohim si legjitime, pasi i ka marrë nga aleanca me krimin. “De facto” sot kanë 83 mandate në Kuvend. Edhe sikur të lira e të ndershme të ishin zgjedhjet, 83 mandate nuk mjaftojnë për ndryshime kushtetuese”, tha Kaso.

“Nuk ka arsye politike që të ndryshohet Kushtetuta. Nuk ka as nevojë për ndryshim Kushtetute. Rama shpiku numrin 101. Kryeministri, duke mos u ndalur në asnjë nga arsyet që na kanë çuar që të kemi 140 deputetë, me qëllimin e vetëm për të krijuar tymnajë dhe që të merremi me kungulleshkat e Ramës, duhen 101, 99 apo 90, ka hedhur shashkën”, shtoi deputeti demokrat.

Sipas tij, “i njëjti kryeministër që thotë se në census kemi dalë më shumë se asnjëherë, tani del e thotë që duhet ulur numri i deputetëve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos