Grigels Muçollari, kandidati për deputetë i Partisë Demokratike në listë të hapur në Tiranë, foli për gazetarin e A2 CNN Anesti Bajramemaj pas mitingut përmbyllës të fushatës zgjedhore për 11 majin.
Ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të menjëhershëm dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike.
“Kemi nevojë për ndryshim dhe për ndërtimin e disa themeleve të forta. Nuk ka asnjë mundësi të dytë për ne. Pas këtij mitingu madhështor, për ne zgjidhja është fitorja dhe ajo do të vijë dhe do të jetë.
Më 11 maj nuk ka listë të hapur dhe të mbyllur për një listë fituese dhe ajo është PD-ja, numri 1.
Kjo është një nga fushatat më të bukura, kishte mirëpritje si nga të majtët ashtu edhe nga të djathtët. Ky lloj entuziazmi na ka motivuar shumë më shumë. Ne do t’ja dalin të kemi një qeveri të mirë që në qendër do të ketë qytetarin”, tha Muçollari. (A2 Televizion)