52 ditë protestë në shesh, qytetarët nuk heqin dorë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 23:24 | Politikë

Pavarësisht refuzimit të Edi Ramës për t’u larguar nga qeveria, protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij tek kryeministria.

Në ditën e 52, qytetarët u bashkuan në shesh duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ndryshimin e kësaj klase politike, shkruan A2.

Gjatë kësaj proteste nuk u la pa një koment dhe deklarata e kryeministrit Edi Rama për Paketën e Maleve. Ndërsa kreu i qeverisë përsëriti para banorëve të Thethit se ky ligj rigjallëron ekonominë rurale dhe turizmin malor, për protestuesit, me anë të këtij ligji, Kryeministri Rama po shet Shqipërinë.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar protestë më 23 korrik, para Parlamentit, në seancën e fundit plenare.

Ashtu si në ditët e mëparshme, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos