Mziu: Duam një arbitër nga BE për Reformën Territoriale

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 23:12 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se opozita kërkon që Kongresi i Autoriteteve Rajonale, institucioni për pushtetin vendor në Europë, të jetë arbitër i Reformës Territoriale.

“Nëse bëjmë një rikompozim të bashkive, duhet të ndodhë tani që ta bëjmë efektive për zgjedhjet e majit 2027. Kemi 20 bashki që nuk duan të hiqen, kemi edhe 40 që kërkojnë të dalin më vete. Nëse ka sot një institucion për pushtetin vendor sot në Europë, ai është Kongresi i Autoriteteve Rajonale. Ne që në fillim kemi kërkuar që ai të jetë arbitër”, tha Mziu në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ne kërkojmë që të kemi gjyqtarin e kësaj reforme, që është shumë themelore për qytetarët shqiptarë”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos