“7x7 =313”, Basha vijon replikat dhe batutat me kryeministrin Rama

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 20:04 | Politikë

“7x7 =313”, Basha vijon replikat dhe batutat me kryeministrin Rama

Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha. Nga Lapraka ku ndodhet së bashku me disa mbështetës, Basha ka postuar një video në rrjetet sociale ku ironizon kryeministrin. Duke iu referuar gafës së tij të disa viteve më parë, kur tha se 7x7 bëjnë 42, këtë herë e përdori për të ironizuar kryesocialistin në lidhje me zyrtarët socialistë që ndodhen në qeli.

“O Rame një ditë me vonesë përgjigjen Rame, me montazhe. Ca bë kshu mo Ramë je hutu komplet! Edhe për cigaret unë të thashë t’ia çosh njënit ti më thu; e kam lënë duhanin. Ishallah s’ke fillu ndonjë gjë më të rëndë o Rame! E di vetë ti 7x7 =313”, shprehet Bashas në dialekt.

 Prej disa ditësh Rama dhe Basha kanë nisur replikat dhe batutat në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos