80-vjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës, Berisha: Ngjizi ëndrrën e Kosovës së pavarur

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2024, 10:20 | Politikë

80-vjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës, Berisha: Ngjizi

Në 80-vjetorin e lindjes së Presidentit historik të Kosovës, Instituti i Studimeve të Evropës Juglindore, organizoi një konferencën shkencore - Jubilare: “Dr. Ibrahim Rugova dhe shtetformimi në Kosovë”.

Në fjalën e tij në këtë konferencë, kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi figurën e tij dhe e quajti një misionar, po aq sa politikan.

“Ëndrra e çdo shqiptari nuk ishte Kosova e pavarur, ishte Kosova e lirë, Kosova e Shqipërisë. Por Ibrahim Rugova ngjizi një ëndërr të re. Në takimin e parë, në vitin 1991, i ndjeri Azem Hajdari, i cili nuk kishte gjë tjetër në mendje veç Kosovën, rrinte-rrinte dhe e pyeste për bashkimin. “Më vonë”, i thoshte Rugova. “Kjo një herë”.  Këtë ide të Kosovës së pavarur ai e mbolli në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos