A do protestohet para SPAK-ut? Përgjigjet Sali Berisha

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 13:28 | Politikë

A do protestohet para SPAK-ut? Përgjigjet Sali Berisha

Sali Berisha, në konferencën për shtyp të ditës së mërkurë, u pyet nga A2 CNN nëse opozita ditën e enjte, përveçse para Parlamentit, do të protestonte edhe para SPAK-ut. Berisha e la të hapur si mundësi, madje shtoi se një protestë e tillë është e vonuar.

“Vetëm qytetarët mund ta zgjidhin këtë. Protestën mund ta thërrasim edhe ne. Ne nuk mund të pranojmë të shkelmohen në mënyrë flagrante interesat e këtyre njerëzve që po largohen të vjedhur gjer në palcë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë, jo absolutisht. Për dijeni, protestohet në gjithë botën para padrejtësive të organeve të drejtësisë. Siç gjykohet. Por, kësaj here ne kemi fakte. Thirren të protestojnë në mbrojtje absolute të një interesi publik. Erion Veliaj ka përdorur të gjitha lidhjet e tij, brenda dhe jashtë vendit, për të imponuar amnistinë. Ne do përdorim të gjithë forcën e qytetarëve për të bërë ligjin. Qytetarët do flasin. Nuk mundet 2, 3, 5, 10 apo më shumë individë të tallen, të vulosin, të taposin vjedhje të tilla të tmerrshme sepse vjedhin me ta”, tha Berisha.

“Gjëja më normale është protesta, bile është e vonuar. Ne ndjehemi të lirë fare, sepse ne po denoncojmë me dokumente zyrtare. Tani është koha të veprojmë”, shtoi Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos