Deputeti i Berishës "godet" Alibeajn: E mban veten demokrat! Bardhi duhej të ishte në protestë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2023, 20:20 | Politikë

I ashpër ka qenë deputeti Edmond Spaho me Enkelejd Alibeajn, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke siguruar kuorumin, dhe votoi pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës.

Sipas Spahos votimi në këtë mbledhje ishte edhe çështje morali nga ata që e heqin veten si demokratë.

“E prisnim votimin në Këshillin e Mandateve edhe me votën e atij që pretendon se është pjesë e PD. Është çështje morali. Për mënyrën si është pozicionuar, pritej që ta votonte. Kemi të bëjmë me një spekulim nga mazhoranca në bashkëpunim me SPAK. Nuk është ndjekur rruga Kushtetuese, do e kishim votuar dhe ne heqjen e imunitetit. SPAK i kufizoi lëvizjen Berishës me attribute që i takonin Kuvendit. SPAK po vepron politikisht me urdhër të Kryeministrit”, tha Spaho.

Më tej, deputeti demokrat shtoi se Gazment Bardhi duhet të ishte pjesë e protestës që u organizua para selisë së Kryesisë së Kuvendit, pasi ajo nuk u mbajt për të mbrojtur Berishën, por Kushtetutën.

“Mirë do ishte që Bardhi të ishte në protestë. Nuk bëhej fjalë të mbrohej Berisha, por Kushtetuta. Kur mbrojmë Kushtetutën, mbrojmë interesat e qytetarëve. Nëse kryetari i PD futet në burg atë herë ne i bie të jemi pas Rusisë dhe Bjellorusisë. Të protestosh për këtë është normale. Kauza e protestës ishte që Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet, botën akademike, policinë”, deklaroi Spaho në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos