A i ka dërguar Rama mesazh kreut të SPAK? Dumani: Marrëdhënia ime me kryeministrin është vetëm institucionale

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 13:06 | Politikë

Gazment Bardhi deklaroi në Kuvend se kryeministri Edi Rama, “përmes një funksionari publik i ka kërkuar kreut të SPAK, Altin Dumanit, të mbyllë dosjen “Xibraka”. 

“Rezulton se kryeministri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik i ka përcjellë drejtuesit të SPAK një mesazh duke kërkuar që “çështja Xibraka të mbyllet pak shpejt”. Duke vlerësuar integritetin e drejtuesit të SPAK dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikojë në punën tuaj”, tha Bardhi.

Përgjigja e Dumanit ishte kjo: “Lidhur me marrëdhënien me kryeministrin apo me çdo titullar të çdo institucioni të Republikës, marrëdhëniet e mia si drejtues janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Nuk marr e nuk përcjell asnjë lloj mesazhi. Unë ushtroj detyrat e mia në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos