“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”, Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën votat

Nga A2 CNN
31 Maj 2025, 22:14 | Politikë

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS dhe vetëm 50 për PD me aleatët.

“Para 5 muajsh Sali Berisha ishte i burgosur. Ilir Meta, i burgosur. Për 5 muaj, Sali Berisha rikthen shpresën, hyn më betejë dhe merr 4 rezoluta mbështetjeje ndaj PD nga ndërkombëtarët dhe partnerët, merr mbështetje nga SHBA, drejtojnë fushatën, bëri një fushatë të shkëlqyer qytetare, me platformë dhe program. Me programin më të mirë në 35 vite. Tani, kaq bën opozita! Në rast se ju mendoni se opozita duhet të kapë kallashin, këtu nuk kemi për ta bërë”, tha Noka në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ka shumë demokratë që thonë se partive të tjera u kemi dhënë më shumë se sa u takonte. Por për Nokën, në një farsë kurrë nuk analizohen shifrat. “Farsa është farsë. Nëse do të analizoheshin zgjedhje të lira dhe demokratike dhe opozita do të merrte rezultat negativ, atëherë do të shihnim nga vetja dhe dot ë analizohej thellësisht çdo gjë. Në Shqipëri, kartelet bënë listën e kandidatëve dhe sot kanë 28 deputetë në Parlamentin e shtatorit aty brenda”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos