Flamur Noka thotë se Partia Socialiste mori atë rezultat nga vota e Diasporës më 11 maj, për shkak se ka manipuluar procesin. Sipas tij, ka prova që vërtetojnë këtë.
“Disa njerëz të mi në Britani të Madhe kanë nisur votat dhe u kanë vendosur GPS. Votat sot e kësaj dite janë në Londër, por në Tiranë i ka numëruar Taulanti. E njëjta gjë në Selanik, 500 vota në Selanik. janë marrë dhe janë futur GPS. Zarfet vazhdojnë në Selanik, por në Tiranë është numëruar vota. Në Vlorë, në Fier, Berat, 99% dilnin vota për PS. Edhe në kohën e Enver Hoxhës dilnin 1-2% kundër”, tha ai në “Off the Record” në A2 CNN.
Sipas tij, një pjesë e mirë e deputetëve socialistë janë zgjedhur nga krimi. “Këtu duhet të ishin të gjithë të shqetësuar që në Shqipëri nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci. Duhet të zienin ekranet që janë 28 deputetë që janë zgjedhur nga kartelet, nga mafia. Dy nëndrejtorë të Shërbimit Informativ kanë thirrur të gjithë rrjetin e bashkëpunëtoreve dhe rrjetin e sigurimin e shtetit të dikurshëm, për t’i angazhuar në patronazhim”, tha Noka. (A2 Televizion)