Ndërkohë që pasditen e sotme do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, A2 CNN ka zbuluar emrat e disa prej tyre.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se në Cërrik PS do të kandidojë Florenc Dokën, në Berat Ervin Ceca, kurse në Mat do të kandidojë Altin Bojni.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Dino Selimi, Ediola Braha dhe Gramoz Sako janë tre emrat që përfliten për Bashkinë e Tepelenës, por do të vendoset sot në kryesinë e PS-së.
Ende nuk dihet emrat i kandidatit për Vlorën.
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste do të zhvillohet sot në orën 18:00. (A2 Televizion)