Adriatik Lapaj rrezikon mandatin në Tiranë? Kandidati i listës së mbyllur kërkesë në KQZ: S’mbaj mend të kem firmosur

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 13:30 | Politikë

Adriatik Lapaj rrezikon mandatin në Tiranë? Kandidati i listës

Duket se mandati i Adriatik Lapajt, i fituar nën siglën e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po vihet në rrezik.

‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje’ kishin një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës lista e mbyllur do të bëhej ‘nul’, ku të gjithë kandidatët e kësaj liste do të jepnin dorëheqjen.

Kjo do të bënte që mandatet do të merreshin nga ata që merrnin më shumë vota në listat e hapura.

Por duket se kjo dakordësi mund të mos zbatohet, shkruan A2 CNN. Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni, ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.

Adriatik Lapaj rrezikon mandatin në Tiranë? Kandidati i listës

Kordhoni shprehet se nuk mban mend të ketë firmosur ndonjë dokument të tillë dhe kërkon të verifikojë përmbajtjen e tij, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos