Sapo hyri në ujë, humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 13:03 | Kronikë

Sapo hyri në ujë, humb jetën 59-vjeçari në plazhin e

Një 59-vjeçar, banues në Tiranë, ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Qerretit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe dyshohet se ai ka pësuar arrest kërdiak pasi ka hyrë në det.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në Qerret, shtetasi K. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, kur ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 59-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos