Jamarbër Malltezi, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se Gabriel Escobar ka influencuar prokurorët që të veprojnë ndaj Sali Berishës, gjë që, sipas tij, “është e kundraligjshme në cilindo legjislacion të botës”.
“Gabriel Escobar ka thënë në një intervistë se “ne e kemi bërë punën tonë dhe tani i takon hetuesve shqiptarë të veprojnë ndaj Sali Berishës”. Kjo është influencë pa gjyq, kjo është e kundraligjshme në cilindo legjislacion të botës”, tha Malltezi.
Më tej, ai akuzoi edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim: “Unë kam njoftuar edhe DASH-in se Yuri Kim është e korruptuar sepse ka vepruar nën urdhrat e Edi Ramës për interesat e Ramës dhe Sorosit. Ajo ka ndërhyrë në një proces gjyqësor duke i bërë presion prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kemi raportime mediatike që i kam përfshirë në njoftimin që i kam dërguar DASH-it. Një pushtet i pavarur nuk del në revistë me askënd tjetër. (A2 Televizion)