Ultimatumi i kryeministrit Rama, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët në Bashkinë e Durrësit

Nga Elitjona Doko
10 Korrik 2025, 12:28 | Politikë

Ultimatumi i kryeministrit Rama, japin dorëheqjen të gjithë

Ashtu siç u bë e ditur nga takimi i dy ditëve më parë mes Kryeministrit Rama dhe strukturave lokale të PS në Durrës, të gjithë drejtorët e Bashkisë Durrës dhe drejtuesit e Njësive Administrative kanë dhënë dorëheqjen pranë kryebashkiakes Sako.

Do të jetë komisioni i kryesuar prej kësaj të fundit dhe disa prej deputetëve që do të vendosë për rikonfirmimin ose jo në këto pozicione, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë që ky proces në bashki pritet të mbyllet brenda muajit korrik, ne vijim procesi do të pasohet me të njëjtën "formulë" edhe për drejtuesit e drejtorive rajonale, përveç asaj të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos