Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, ka shpallur përfshirjen e tij në garën për drejtimin e kryeqytetit.
“Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali.
Deklarata e tij vjen në një moment kur kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se opozita do mbështesë kandidaturat nga shoqëria civile, shkruan A2CNN.
Me një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore dhe njohje të thellë të problematikave urbane, Haxhimali duket se po pozicionohet si një alternativë e mundshme për Tiranën. (A2 Televizion)