Edi Rama rinis “Flasim”: Diella ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 09:37 | Politikë

Edi Rama rinis “Flasim”: Diella ka bërë shumë

Kryeministri Edi Rama ka rinisur në rrjetet sociale podcastin e tij “Flasim”, ku episodin e ri e nisi me ministren e re “Diella”.

Sipas kreut të qeverisë, fenomeni Diella është bërë global dhe nuk ka pasur më shumë kërkesa për intervistë nga mediat botërore sesa para prezantimit të ministres “me 6 gishta”.

Rama shtoi se Diella ka bërë më shumë për imazhin e Shqipërisë se kushdo, në kaq pak ditë.

“Ka kërkesa nga e gjithë bota në zyrën time për intervistë për ministren Diella. Diella do të jetë një histori suksesi. Ajo në kaq pak kohë ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë në botë. Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset me një përkushtim të veçantë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos