“Në 9 nëntor qytetarët do të votojnë”, Rama: Kush diskuton dekretin e Begajt, nuk ka dije

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 09:43 | Politikë

“Në 9 nëntor qytetarët do të votojnë”,

Kryeministri Rama në “Flasim” deklaroi se në 9 nëntor shqiptarët do të votojnë në 6 bashki, përfshi këtu dhe Tiranën.

Teksa e cilësoi procesin ndaj Veliajt si të dyshimte dhe me dy standarde, Rama shtoi se dekreti i presidentit Begaj është mëse kushtetues.

“Në 9 nëntor shqiptarët do të votojnë për kryetarët e bashkive. Zgjedhjet në Tiranë janë të jashtëzakonshme. Tirana mbeti pa kryetar si pasojë e një zhvillimi brutal me drejtësinë. Veliaj mbahet në burg me standarde të dyshimta. Tirana nuk mund të presë. Kjo lokomotivë duhet të ecë. Ata që diskutojnë dekretin nuk kanë faj. Nuk kanë dije e shkollë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos