Agron Tufa: Parlamenti i ri do të jetë satanik, i pushtuar nga bandat e narkoshtetit! Vetëm qorrat s’e shikojnë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2025, 23:04 | Politikë

Agron Tufa: Parlamenti i ri do të jetë satanik, i pushtuar nga bandat

Shkrimtari Agron Tufa e quajti “satanik” Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë dhe për këtë mjafton vetëm një fakt. “Ky do të jetë një Parlament satanik. Të mendosh që bandat e narkoshtetit kanë investuar për të pasur në Parlament, në rrethet kryesore, figura tërësisht anonime, që janë garancitë e investimeve të tyre në politik, vetëm qorrat nuk e shikojnë këtë. Mjafton me kaq që të them që do të jetë Parlament satanik”, tha ai në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, “shoqëria shqiptare i ka antitrupat e vet për të mos vdekur, përndryshe situata është katastrofike”, por linja “enveriste” në vend vijon të mbetet e fortë.

“Mendoj se linja e trashëgimisë së Partisë së Punës, Partisë Komuniste, asaj që e quajmë “enverizëm”, është trashëguar në mënyrë kompakte. E kemi të trashëguar në mënyrë të dukshme të Partia e ashtuquajtur Socialiste. Por jo vetëm aty, ka infektim të madh shoqëror në çdo pore. Nuk është luftuar asnjëherë, as me seriozitet, as me sinqeritet. Shoqëria gjendet në një koma të madhe që nuk është në gjendje të distancohet”, tha Tufa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos