“Shqipëria është në diktaturë!”, Agron Tufa: Si cjapi te kasapi, pse opozita s'duhet të hynte në zgjedhje

Nga A2 CNN
14 Qershor 2025, 22:24 | Politikë

“Shqipëria është në diktaturë!”, Agron

Shkrimtari dhe studiuesi Agron Tufa thotë se opozita nuk duhet të hynte fare në zgjedhjet e 11 majit, pasi ato ishin vërtet “masakër”.

“Ajo që kam ndjerë unë, me të gjitha shenjat e dukshme ishte që në Shqipëri nuk mund të mbaheshin zgjedhje, nuk duhet të hynin në zgjedhje në ato kushte skandaloze. Kur dihej çfarë masakre do të ndodhte, nuk është mirë të shkosh si cjapi te kasapi”, tha Tufa në një intervistë për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Janë forcuar të gjitha strukturat totalitare të një regjimi diktatorial, ku liritë do ta kenë tmerrësisht të vështirë edhe të mendohen. Gjatë këtij mandati, hapësirat e lirisë do të likuidohen, jo vetëm shoqërore, institucionale, por edhe ato private. Nuk e di si e imagjinojnë shqiptarët ndryshe diktaturën e kohës sonë. Nuk do të shtinë me topa që të merret vesh. Ne do t’ia shohim sherrin, do ta vuajmë shumë shtrenjtë që këtë moment përgjumjeje të gjatë, ku shoqëria nuk është në gjendje të reagojë. Jemi në diktaturë! Dikujt i imagjinohet se nuk jemi, por unë them që jemi në diktaturë. Që vitin e kaluar kam shprehur mendimin se nuk duhet hyrë në zgjedhje në këto kushte”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos