Berisha publikon video: Nga “Treni bullgar”, deri tek mbushja e kutive të votimit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2025, 13:13 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat të shtunën, publikoi video “të kamerave regjistruese në qendrat e votimit”, të cilat, sipas tij, “faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor”.

“Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë. Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën. Shikojeni se çfarë bën. A e keni parë ju ndonjëherë këtë? Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qytetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit. Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo. Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij. Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës sesa ky? Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës”, tha Berisha.


“Moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni. Ky me dy është lule, por ka me katër. Është paguar dy herë. Ka marrë dyfishin. Tani, prapë Treni Bullgar këtu. Vazhdo, i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja! Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni! Pra, ai është votues profesionist. Plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë. Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos