Akuza dhe kundërakuza, Bardhi-Ramës: Kërkova rihapjen e dosjes së mbyllur nga prokurori yt personal

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 15:46 | Politikë

Gazment Bardhi ka reaguar ndaj Edi Ramës, i cili tha se tashmë është e vërtetuar se nuk është bërë kallëzim për rihapjen e dosjes.

Në reagim, Bardhi shkruan se ka bërë kallëzim sipas ligjit për rihapjen e dosjes penale, që siç thotë Bardhi duke iu drejtuar Ramës, “është varrosur nga prokurori yt personal”.

“Vëllai i Olsit vazhdon me gënjshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po morë budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!

Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.

Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.

Tani mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos