Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se Erion Veliaj u arrestua nga Edi Rama, ndërsa Arbjan Mazniku, sipas tij, është i implikuar te dosja e mafias Ndrageta.
“Erion Veliaj është arrestuar mbi bazën e një dosjeje të dorëzuar nga qeveria. Sa për dosjet e opozitës, mos të mendojë njeri se do të arrestohej. Ai nuk u akuzua kurrë për dosjet e opozitës. As i ka hyrë një gjemb në këmbë për to. A e dini ju që Mazniku është bashkëkryetar i 5D, me Erion Veliajn. A e dini që Mazniku është i implikuar te dosja e mafias Ndrageta? Çfarë ndodh me të? Ai kryeson, udhëheq Qarkun e Elbasanit. Erion Veliajn e arrestoi Edi Rama, mos të krijojmë iluzione. Ato të dhëna unë nuk mund t’i siguroja dot, vetëm qeveria”, tha Berisha.
“Porosinë e dhomës dopio dhe me një shtrat fëmije, atë e thotë vetëm ai që përgjon telefonat”, shtoi kreu i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)